Banorët e Durrësit dhe Vlorës, shëtitje në bregdet

Zonat bregdetare janë populluar nga qytetarë të shumtë këtë të premte. Ata kanë zgjedhur të shëtisin pranë bregut të detit. Ndërsa fëmijët duket se e kanë shijuar më shumë, duke luajtur me rërën e plazhit.

Durrësi, edhe pse zonë e kuqe për shkak të Covid, qytetarët nuk kanë hezituar të shijojnë ditët me diell pranë bregut të detit.

Në Vlorë, një nga zonat e gjelbra për Covid, Lungomare është plot me qytetarë. Për të shmangur ndonjë incident, pranë shëtitores lëvizin edhe forcat e policisë. Deri tani, vetëm 6 qytete vijojnë të mbeten zona të kuqe me raste të reja me Covid.

Tv Klan