Epidemiologët: Grupmosha më e prekur 35-65 vjeç

Në kryeqytet vijon të kemi transmetim të dendur komunitar. Edhe pse afro 50 % e banorëve kanë krijuar imunitet, sërish kemi zona problematike.

“Vazhdon Astiri, 10, blloku, Kamza, Paskuqani por po shikojmë edhe rrethinat e Tiranës”, thotë epidemiologu Rexhep Muja.

Grupmosha aktive mban numrin më të lartë të të prekurve.

“Pothuajse e gjithë grupmosha është e prekur, por kryesisht ajo 35-65 vjeç”, shton ai.

10 muaj që nga nisja e pandemisë Kryeqyteti numëron mbi 13 mijë të infektuar aktivë.

Tv Klan