Aulona dhe Fatma ishin këtë të premte dy të ftuarat speciale në emisionin “Zonë e Lirë”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Dy moderatoret e mirënjohura të emisionit “Thumb” folën për rrugëtimin e tyre të ri në ABC News dhe surprizat që do të ofrojnë.

Këtë sezon të ri, Aulona dhe Fatma kanë premtuar për të qenë më të “shtruara” e më të qarta për t’iu përshtatur çdo moshe, megjithatë ato tregohen mjaft të rezervuara për të zbuluar më shumë rreth atyre që do të “thumbojnë”.

Siç e kanë shprehur herë pas here, në rrjetën e “Thumb” do të bjerë çdo personazh i showbizit shqiptar.

Por kush do të jenë ata dhe çfarë surprizash do të rezervojë dyshja Aulona dhe Fatma për teleshikuesit? Kjo mbetet për t’u zbuluar, çdo të shtunë në orën 18:00 në ekranin e ABC News./tvklan.al