FLORIAN MARKU – Mes burgut dhe suksesit, ja historia e Florian Markut!

Florian Marku, kick-boxeri shqiptar me ambicie shumë të mëdha, është shumë premtues në këtë sport.

Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote.

Marku ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ku rrëfeu historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer.

Sportisti rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

 

Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.

Në moshën 18-vjeçare u bërballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.

Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”

, tha Marku.

*****

Reperi Noizy është shfaqur papritur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Ai erdhi për t’i shprehur mbështetjen mikut të tij Florian Marku, kampioni i botës në kick-box. Kampioni Florian Marku është i ftuari i parë në “Zonë e Lirë”, i cili foli për suksesin e tij dhe rrugëtimin e jetës.

Arjan Çani: “Ti e di që unë ju them shpesh njerëzve gjithmonë “mos i besoni ekranit është një gënjeshtër, të gjithë bëjnë sikur”. Sepse ekrani nuk është për t’u marrë seriozisht, merreni pak si art, dhe njerëzit kujtojnë se unë bëj shaka. Në fakt është e vërtetë. Por kësaj radhe Noizy unë duhet të pranoj që është komplet një surprizë se nuk e dija që do vije”.

Ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera kur është shfaqur papritur në ndeshjet e Florian Markut në Austri, kësaj radhe Noziy e ka surprizuar mikun e tij në studion e Çanit.

Noizy: “Gjëja kryesore është të kemi një publicitet të mirë, profesional dhe qëllimi ynë kryesor është që Floriani të hyjë në UFC. Por është një luftë, nuk është e lehtë”.

HEKURAN KRASNIQI & EGZON PIRECI

Muzikë/Hekurani & Egzoni këndojnë “Prej shpirtit”!

PETRIT VULLKANI

Muzikë/Petriti rishpërthen si vullkan!

ROZI KOSTANI,

INA MORINAJ

Teatër/serbë e shqiptarë bashkë në skenën e Kiços!

Sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ishin të ftuar trupa e aktorëve shqiptarë e serbë për shfaqjen “Gishti”, që ka premierën ditën e shtunë në Teatrin Eksperimental.

Për fat të keq, në emision mund të vinin vetëm dy prej aktoreve për shkak të një aksidenti që ndodhi në teatër. Arjan Çani zhvilloi një bisedë telefonike me Kiço London, drejtorin e Teatrit Eksperimental, i cili i shpjegoi se aktorja serbe Ada u rrëzua në skenë dhe theu dhëmbët.

 

Kiço Londo: “Është sëmurë, është në spital”.

Arjan Çani: “Ka thyer Ada dhëmbët? Pra është rrëzuar? Është në spital”?

Kiço Londo: “Është në spital, është rrëzuar sot te teatri, ka thyer dhëmbin, ka krisur nofullën, ka vrarë këmbën”.

Arjan Çani: “Po serbet pse s’më erdhën në emision”?

Kiço Londo: “Po nuk e kuptova, nuk e di”.

Arjan Çani: “Çfarë s’po ndodh këtej nga teatri, do prishet godina, Adës i thyen dhëmbët”.

VLLAZNIM QUKOVCI

‘Po ti kush je?’ Vllaznim Qukovci e pranon: “Kam gabu”!

KLAUDJA DURO

Performancë nga “Cirku i Tiranes”!

UJKU I CERRIKUT

Personazhi i pazakontë, Ujku i Cërrikut!