Të ftuar:

Muç Nano,

Arjan Çurri

Gjokset ne ekran: A duhet te trembemi nga nudot femerore?

Intervista – “Ceshtje gjoksi”

Monologu i analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.

Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit, e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Sot në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ishte i ftuar Nano dhe filozofi Arjan Çurri, është diskutuar pikërisht për etikën e veshjes.

Gjatë emisionit, Nano tha se qëllimi i tij ka qenë të merret me fenomenin dhe jo pikërisht me veshjen e moderatores Bejleri.

 

“Mua nuk më eksiton mishi, mua më eksiton finesa, eleganca, gjëja e bërë në momentin e duhur. Eksitimi im është i ndërlikuar, nuk është aq e thjeshtë. Mua nudoja nuk më bezdis, dhoma e gjumit nuk është i vetmi vend ku nudoja është e natyrshme. Mua nudoja nuk më bezdis në atë aktivitetin ku gratë dalin pa pantallona, më duket sportive, as në garat me biçikleta nuk më bezdis sepse duan të përcjellin një mesazh. Mua më bezdis vulgariteti. Unë mendoj se një studioje të atillë televizive nuk i shkon ajo veshje. Duket sikur ka patur një polemikë mes meje dhe asaj, por unë e kam me fenomenin. Harrojeni emrin e Ilda Bejlerit, tani është më vulgar se sa veshja që kishte. Të flasim për fenomenin. Mos më bëj të iki fare. Vetëm përgjigja që ka dhënë ajo, ne s’duhet t’i përmendim as emrin. Mua e fundit gjë që më shkon në mendje është të polemizoj me një qenie të atillë. Unë nuk isha përgatitur për këto gjëra. Unë jam marrë me dukurinë. Ajo është një qenie aq vulgare sa unë nuk kam parë. Pas reagimit të saj mua më vinte turp që i kisha përmendur emrin. Si mund ti referohesh një njeriu të tillë, tani unë po merrem me të, kam rënën në grackë. Unë e gjykova në debatin estetik, nuk u mora me të por me veshjen”.

Ndërkohë Curri tha se ka mendim të kundërt me Nanon dhe sipas tij duhet analizuar nëse këtë lloj veshje e kërkon formati i emisionit, apo është dëshirë personale e moderatores.

“Emisionet analoge që unë kam parë kanë pak a shumë të njëjtat veshje, janë të veshura lehtë. Kjo gjë duhet ndarë, nëse është dëshira e Ildës personale, apo etika e emisionit që ia kërkon këtë”,

 tha Curri.

Pas kritikave për veshjen ku në emisionin “Provokacija” përmendi emrin e moderatores Ilda Bejleri, analisti Mustafa Nano i ka kërkuar publikisht falje kësaj të fundit.

Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Nano sqaroi se nuk ka asgjë personalisht me moderatoren, por me fenomenin e veshjes.

“Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”,

 tha Nano.

Kujtim Prodani – Muzike / Kujtim Prodani rikthehet me ‘Prefiksi 5’

 

Ruzhdi Metali – ‘Doktori’ qe pretendon se sheron kancerin dhe gjithcka tjeter…

Denisa Bajraktari,

Gerasimos Partidas – Bebet tuaja ne duart e Spitalit Amerikan

Mimoza Dino,

Jan De Leeuw,

Petrit Ymeri,

Robert Aliaj Dragot – Libri / ‘Babel’ sjell ne shqip Jan De Leeuw

Intervista – “Princesha Rapunzel e diteve tona”

Geni Nishtulles – Muzike / Geni Nishtulles vjen me ‘Bow Down’

Luluja – Muzike / Luluja nga Elbasani vjen me ‘Kcena’