Të ftuar:

Nadi Fetai,

Hamit Arapi,

Agim Metraku,

Sefedin Krasniqi,

Ruzhdi Metali, 

Leart Berdeci  – ‘Sheruesi’ i kancerit Ruzhdi Metali: Super gjeni apo super mashtro ?

Intervista – A BESON SE…?

Ruzhdi Metali është mjeku alternativ i cili është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Ai pretendon se shëron sëmundje për të cilat edhe shkenca ka vështirësi duke dhënë kura të cilat i krijon vetë.

Për herë të tretë brenda pak kohësh Metali ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan bashkë me një prej pacientëve, Sefedin Krasniqi dhe bashkëshortin e një pacienteje Nadi Fetai të cilët pretendojnë se i ka shëruar. Përballë tij ishte po ashtu mjeku shkencor Leart Bërdica.

“Para një viti e gjysmë vjen vajza e Sefedinit dhe duke biseduar me të i thashë  që ka probleme me prostatën. Iku dy herë në banjo kur e takova unë dhe i thashë që e ka hormonale dhe pas një viti e gjysmë i dhanë mjekët hormone. Pastaj e shtruan në spital dhe i bënë biopsi. Fillova terapinë me Sefedinin dhe sot është shumë mirë”,

 tha Metali.

Pacienti i Metalit tha se është diagnostikuar me kancer por pasi ka marrë mjekimin nga ai thotë se është përmirësuar.

 

“Unë kisha shkuar më parë te mjekë të ndryshëm dhe gjërat shkonin duke u përkeqësuar. Mjekët më kanë bërë biopsi dhe në bazë të biopsisë më thanë se kam kancer në prostatë dhe më pas më dhanë diagnozë me kancer në kocka. U shtrova në spital dhe deshën të më bëjnë kimioterapi. Por unë e njihja Ruzhdiun dhe nuk desha të hy në kimioterapi sepse kisha besim tek Ruzhdiu. Erdhën gocat e mia në Tiranë dhe në bazë të dokumentave Ruzhdiu më ka dhënë ilaçet. Pastaj fillova të shërohem. 8 ditë nuk kam ngrënë ushqim, bëra detoks. Kur mora infeksion Ruzhdiu më nisi ilaçet pasi foli vajza me të në telefon dhe tani jam shumë mirë”

, tha Sefedin Krasniqi.

 

Ndërkohë mjeku Leart Bërdica tha se fillimisht duhet të përcaktohet lloji i tumorit, pasi janë të shumëllojshme, por ai shtoi se zhdukja e dhimbjes nuk do të thotë se është zhdukur kanceri.

“Termi kancer është gazetaresk dhe përdoret në media dhe nuk përfaqëson realitetin e tumoreve malinjë sepse tumoret janë të shumëllojshme. Në trupin tonë çdo qelizë e organizmit mund të shëndërrohet në tumor, duke filluar nga këllëfi i fijes së flokut, pëson mutacion. Është një kod i përbërë nga 4 baza nga kombinacioni i të cilave mund të prodhohen partitura ose qeliza. Në mometin që kemi shëndërrim të qelizave në malinjë secili ka karakteristikat e veta biokimike të lëngjeve që lëshon në gjak, mjekimet alternativë mund të japin efekt, por kjo nuk do të thotë se zhduket kanceri. Fillimisht duhet vërtetëuar që është një tumor malinjë, të bëhet mjekimi dhe pastaj të konfirmohet rezultati. Vitaminat dhe mineralet janë mbështetëse. Mjekime të tilla duhet të materializohen. Mjekësia është shkëncë e evidencave, “Google” dhe “Facebook” nuk kanë mbaruar mjekësi.

Zhdukja e dhimbjes nuk do të thotë se është zhdukur kanceri. Kanceri në Shqipëri monitorohet njëlloj si në gjithë Europën”,

 Leart Bërdica.

****

Mjeku alternativ Ruzhdi Metali ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë” së bashku me një pacient dhe bashkëshortin e një pacienteje për të vërtetuar se ilaçet të cilat jep ai mund të shërojnë sëmundje të cilat për mjekësinë shkencore janë të vështira ose të pashërueshme.

Gjatë emisionit, regjisori Ledio lexoi një mesazh ku thuhej se vet mjeku Ruzhdi Metali vuan nga kanceri, por ky mesazh duket se acaroi atë.

 

Ledio: 

Më vjen një mesazh nga një numër ku thuhet: “Ruzhdiu është i sëmurë me kancer”.

Metani

Jepi ndonjë lek Ledios për akullore.

Çani

Pse merresh me Ledion, je në terezi?

Metani: 

Ledio është kot, ç’muhabet ka Ledio me mua? Çfarë pati Ledio me mua? Kjo nuk është e vërtetë, unë shëroj të tjerët jo veten time.

Burdushi, 

Ibrahim Sula – Si te shpetoni nga xhindet? Nje Hoxhe kunder Burdushit

Filippos Siakas – Shendeti juaj ne duart e Spitalit Amerikan

Vin Veli – Muzike / Dj Vin Veli vjen me ‘Miles away’

Rei Pelushi – Tenis / Rei Palushi kampion edhe ne USA

Julian Kazazi,

Eris Hoxha,

Uljan Xhani,

Rudin Sata,

Gerald Shima – Kllounat e Cirkut: Mos na i prekni Çadren tone

Intervista – “Brenda cadres se cirkut”

Armir Asllani – Freestyle / Armiri shoku i Fabian Duros

Intervista – “Loja me lajme”