Të ftuar:

XHENI KARAJ,

DENI SANXHAKU,

ARJAN ÇURRI,

NARD NDOKA,

EVIN DANI

Në SKYPE – ELTON ILIRJANI

Homoseksualët propagandë në gjimnazet e Shqipërisë: Skandal?

Takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI në gjimnazet e Tiranës kundër bullizmit ka shkaktuar reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Organizata LGBT në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës po zhvillojnë këto takime duke u kthyer në shqetësimin kryesor dhe duke nxitur debat të madh. Lidhur me këtë debat ka patur reagime të ndryshme, ndër ta edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë siç është Nard Ndoka, i cili është kundër këtyre takimeve nëpër shkolla.

Pikërisht për këtë temë ishin të ftuar në “Zonë e Lirë” përfaqësueset e LGBTI, Xheni Karaj dhe Deni Sanxhaku, deputeti Nard Ndoka, Elton Ilirjani dhe Arjan Çurri.

Edhe pse ka pranuar publikisht orientimin e tij seksual, Ilirjani u shpreh kundër nismës së LGBTI nëpër shkolla, duke thënë se informacionin adoleshentët duhet ta marrin nga familja.

“Unë nuk jam dakord për të sjellë këto prirje që janë të miat dhe të Xhenit nëpër shkolla. Unë mendoj se kjo duhet të nisë nga familja, ajo është e para që jep informacionin. Unë mendoj se nuk duhet të mësohet nëpër shkolla.

Unë nuk jam në krahun e Xhenit dhe komunitetit në këtë rast. Mendoj se ky diskutim është marrë shumë me nxitim. E kam deklaruar publikisht që jam gay që kur kam qenë në Tepelenë dhe i varfër, seksualiteti im ka qenë i dukshëm”, tha Ilirjani.

Karaj tha se Ilirjani është i pari gay që del kundër kësaj nisme.

“Ilirjani nuk e ka kuptuar çfarë ndodh realisht nëpër shkolla. Nuk kishte ndoshur që një gay të dalë kundër nesh. Ai e di shumë mirë që nuk mund të çosh prirjet nëpër shkolla dhe se nuk mund t’i bësh të tjerët si vetja”, tha Karaj.

Ndërkohë deputeti Ndoka po ashtu shprehu edhe një herë publikisht qëndrimin e tij kundër kësaj nisme, ndërkohë që tha se ky vendim është i papranueshëm për Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë.

“Unë shqetësimin e kam më tepër me politikën, pasi kjo është nismë e mbështetur nga Ministria e Arsimit. Nuk ka asnjë njeri që është kundër të drejtave të njeriut. Kjo është e papranueshme edhe për Ministrinë e Arsimit, edhe për Bashkinë. Për këtë duhet të ishte bërë një lloj filtri, të ketë konsulta me prindërit dhe informimim të detajuar. Ne u futëm në këtë fushë pa informacion fare. Ne në politikë kemi patur shumë shqetësime nga prindërit, pasi ishin krejtësisht të papërgatitur. Unë s’kam asgjë me LGBT, por mendoj se nuk janë këto personat e duhur për ta bërë këtë informimim nëpër shkolla. Është detyra e ministrisë të gjejë personat e duhur për ta bërë këtë nëpër shkolla”, tha Ndoka.

Filozofi Çurri po ashtu tha se nëse dikush duhet të informojë nxënësit nëpër shkolla, ata duhet të jenë mësuesit.

“Unë jam pro aktivizmit të LGBT, por jo nëpër shkolla. Mediatori në atë institucion është mësuesi dhe nëse ka për t’iu thënë ndonjë gjë mund ta bëjë ai”, tha Çurri.

Debati lidhur me takimet e LGBTI nëpër shkolla duket se sa vjen edhe bëhet më i nxehtë.

Sot në emisionin “Zonë e Lirë” të ftuarit kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me këtë temë, ndërkohë që si rrallë herë Elton Ilirjani, i cili ka deklaruar publikisht se është gay tha se është kundër nismës së LGBTI nëpër shkolla.

Gjatë emisionit Ilirjani zbuloi gjithashtu se dikur për shkak se vuante faktin që ishte gay ka provuar të ketë lidhje me një femër, por sipas tij nuk ka funksionuar.

“Çështja e bullizmit nuk duhet ngatërruar me LGBTI. Nëse unë do shkoja nëpër shkolla me imazhin që kam krijuar dhe të thoja që është në rregull të jesh gay, atëherë të rinjtë mund të ndikoheshin. Unë e kam provuar të kthehem dhe të bëhem heteroseksual. Kisha një të dashur për tre muaj, ajo ishte afrikane. Mua më vriste mendimi që isha gay dhe provova lidhjen me të. Unë nuk isha i përfshirë me të, isha i tërhequr nga meshkujt. Ajo më pëlqeu, seksualisht ishte në rregull, por nuk më tërhiqte emocionalisht. Ndikimet nuk janë pozitive tek gjithsecili nga ne. Ne duhet të jemi më të qetë dhe të mos bëjmë zhurmë në një Shqipëri të tërë”, tha Ilirjani.

ALMENDA ZAKA,

ARETI POJANI,

GENTJOL SHUSHARI,

BESNIK FILAJ

Urgjenca e Spitalit Amerikan nuk ju le të prisni…

CARLO SCIACCALUGA,

MYZAFER ZIFLA,

GENCI FUGA,

FRANCESKA HYSI,

ESELA PYSQYLI,

INA MORINA

Teater / Rikthehet Shekspiri me “shumë zhurmë për asgj딑

ALFRED CAKO,

ARJAN CURRI

Cfarë fshihet pas përrallës me ‘sallatë ruse’ ?

AGIM AGUSHI

Freestyle / Agushi live duke thyer rekordin e botës në Guinnes!