Të ftuar:

Sajmir Tahiri – Rikthimi… Mekatar apo Kurban?

Intervista – “Saja i Monte Kristos”

Intervista – “Check up”

Intervista – “Politika”

Të enjten ish-Kryeministri Sali Berisha e transmetoi “live” në Facebook nga Parlamenti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Ky i fundit, i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” ka bërë të njëjtën gjë. Nga studio e “Zonë e Lirë”, Saimir Tahiri dhe Arjan Çani kanë hyrë “live” në Facebook. Ish-ministri i Brendshëm ka përshëndetur ish-Kryeministrin Berisha.

Saimir Tahiri: 

“Doktor të bën mirë të hapësh një studio të shkosh vetëm si kameraman nëpër dasma. A mund ta pranojë si punë doktori? Doktor hajde me sukses”.

Arjan Çani:

 “Doktor mirupafshim, ishte me humor”.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, foli për rikthimin e tij pas 6 muajsh në Kuvend. I pyetur nga gazetari Arjan Çani se si ndihej për rikthimin , ish ministri tha se është relaksuar.

Kam pasur një regjim të relaksuar, nga oraret, se ndryshe kur je në një detyrë ke më shumë impjenjime. 

Arjan Çani: E ke marrë rrogën?

Rroga është përgjysmë… Dua t’i shmangëm kësaj që koha i harron të gjitha. Ka njerëz që shpesh dhe më shkruajnë për të më dhënë kurajo, unë më shumë dua të përballem para drejtësisë”

, u shpreh Tahiri.

 

Gazetari Çani e pyeti Saimir Tahirin lidhur me deklaratën e tij të bërë një ditë më parë para gazetarëve “për mua ka vlerë e vërteta dhe askush nuk mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë.

Ministri Tahiri tha “Më shumë sesa mundohesh ti apo unë dhe të dy bashkë në studio ta veshim këtë më një kostum që nuk i rri, palë çfarë po ndodh , për mua është fare e thjeshtë në dy momente ku ndoshta vëmendja ka qenë më madhe tek unë sesa herët e tjera, nuk është qëllimin të kopjoj Edi Ramën, apo njeri tjetër. Kjo ishte për të shprehur atë që mendoj dhe nuk ka të bëjë më shantazhin.

E para sepse as nuk është në mënyrë time të kërcënoj njeri dhe e dyta nuk kam pse ta bëj.

Pse ke zgjedhur shprehjet e atij?

Nuk ka të bëjë me zgjidhjen e shprehjeve të atij, se ju bëni ura në kokë dhe më keni kthyer 15 vite më parë.

I pyetur nga gazetari Arjan Çani se kush ia futi duke i përmendur disa nga emrat e politikanëve në vend, ish-ministri Saimir Tahiri nuk pranoi të thotë një emër konkret. 

“Jam kurioz ta di kush ma ka futur, por jam i qetë se dita ime kur të përballem me të gjithë do të vijë”

.

 

Arjan Çani: 

Kush ta futi kaq keq, përveç gafës që ke bërë më makinën. Kush e përdori këtë gjë? Ta futën italianët se iu doli emri dhe e dërguan një dosje këtu?

-Njerëz të opozitës e kanë kapur dosjen në Siçili, e panë emrin tënd dhe ta plasën, se tani është momenti?

-Ta ka futur një njeri i afërt në partinë tënde, i cili të shihte si rival, i cili sot është kryetari i një bashkie shumë të madhe në Shqipëri?

-Rama s’ta fut, se nuk është tipi që ta fut menjëherë…

-Apo ta ka futur Ilir Meta, i cili të ka pasur “halë në sy” kur ke qenë ministër i Brendshëm?

E di që nuk do më thuash një emër, por do më çosh tek një pistë,

 tha gazetari Çani. 

Saimir Tahiri: 

Edhe kur kam qenë ministër ma kanë bërë jetën më të vështirë se të tjerët. Unë jam tipi që i bie pak më shkurt gjërave.

Politika do në Shqipëri që ca njerëzve mos u thuash kurrë armiq, se për fatin tonë të keq janë gjithmonë të pushtetshëm. Unë se kam këtë model. Ata që nuk më bindin, që nuk bëjnë diçka të hajrit, nuk i quaj për shokë, jam më i drejtpërdrejtë, pa llogaritë e gjata se nesër nuk të duhet.

Unë jetoj shumë më mirë duke qenë i vërtetë, sesa duke të lëpirë dorën ty se do më bësh keq. Këtë nuk e bëj dot. Po këtu ndodh që, kur ke mundësi të bësh keq, je më i rëndësishëm. Unë nuk i kam ruajtur këto marrëdhënie me vetëdijen time, qoftë me njerëz që janë oligarkë të mediave, të politikës, qoftë me oligarkë në botën tonë të vogël.

Nuk e kam ndërtuar jetën time me publikun në raport bazuar tek këta njerëz, cilado qoftë kostoja. Unë preferoj t’i shkoj rrugës time drejtë, duke luftuar me sa kam fuqi, sesa të rri në sipërfaqe të ujit. Jam kurioz ta di kush ma ka futur, por jam i qetë se dita ime, kur të përballem me të gjithë, do të vijë, 

u shpreh Tahiri.

 

Stresi – ‘Nga ke humbur?’ E kapin me kokaine, del nga burgu, nxjerr ‘GTA’

Intervista – “GTA”

 

Lamar Al Koismi – Muzike live / Lamar Al Koismi, e vetmja kengetare marokene ne Shqiperi

 

Blero – ‘Nga ke humbur?’ Rikthimi i Bleros me ‘Plagen e tij’

Intervista – “Plaget e Bleros”

Intervista – “Nje 40-vjecar si Blero”

 

Simona,

Anxhi,

Sara,

Kiki,

Sandra – Strip live ne Zone e Lire / Keshtu ‘festojme’ hapjen e negociatave me Bashkimin Europian

Intervista – “Mbi tub”

 

Loreta Berhami – Letersi / Pegi hedh ne treg ‘Indeksi mesatar i lumturise’

Intervista – “Indeksi mesatar i lumturise”