ZONE E LIRE – EMISIONI 644 – TV KLAN

ZONE E LIRE – EMISIONI 644

Emision: 18.01.2019

Grida Duma: Betejat e Opozites dhe zgjedhjet ne sfond!

“Më mirë, më keq apo për dreq?” Kjo ishte intervista që drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Arian Çani kishte përgatitur për të ftuarën e tij të parë, politikanen Grida Duma.

Përmes intervistës Çani i kërkoi Dumës të vlerësonte largimin e ministrave dhe zëvëndësimin e tyre me emrat e rinj. Lidhur me zëvëndësimin e ish-zv. Kryeministres Senida Mesi me deputetin Erion Braçe, Duma tha “më mirë”, pasi është figurë politike dhe se përfaqëson një pjesë të socialistëve.

Ajo shkoi më tej teksa shtoi se Rama është në krizë dhe për këtë arsye ka kaluar qeverinë tek njerëz teknikë dhe se ka përdorur Braçen si kapak pusete.

“Erion Braçe është një figurë politike që përfaqëson një pjesë të socialistëve. Besoj se difekti më i madh që ka ndryshimi i Ramës në qeveri është se u mbush me teknicienë. Kur bëhet një qeveri teknike, ato kanë një zë. Të gjithë liderat kur janë në kriza, e kalojnë qeverinë tek njerëz teknikë. Rama e ka përdorur si kapak pusete Braçen”, tha Duma.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri. Ndër ndryshimet ishte edhe rikthimi i postit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në krye të të cilit është emëruar Elisa Spiropali. Përmes intervistës “Më mirë, më keq apo për dreq” në emisionin “Zonë e Lirë”, deputetja e PD, Grida Duma komentoi ndryshimet në qeveri dhe emërimin e Spiropalit si ministre. Në ndryshim me ministrat e rinj të qeverisë që i krahasonte me paraardhësit, Spiropali nuk krahasohej me askënd. Duma shtoi po ashtu se si Braçe edhe Spiropali është për të mbyllur kapakun e pusetës.

Arian Çani: Të kam parë shumë lart e poshtë. E njeh personalisht?

Grida Duma: S’mund të quhet njohje personale. Të folurit 5 minuta para emisionit nuk mund të quhet personale.

Arian Çani: Më mirë për keq apo për dreq?

Grida Duma: Të shohim sepse këtë rast nuk e ke krahasuar me asnjë.

Arian Çani: Kjo është më mirë se hiç.

Grida Duma: Kjo është për të mbyllur kapakun e pusetës pra.

Arian Çani: Pse ia bëri për nder Rama?

Grida Duma: Çështje shijesh…

Arian Çani: Elisa është gjithandej nëpër intervista.

Grida Duma: Është koncepti i partisë me pronar.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ndryshimet që kryeministri Edi Rama ka bërë në kabinetin qeveritar.

Duma tha se qeveria “Rama” është në krizë dhe se për shkak të krizës kryeministri ka kaluar qeverinë tek njerëz teknikë.

Verësimi i Dumës për ndryshimet përmes intervistës “Më mirë më keq apo për dreq”:

Zëvendësimi i Arben Ahmetajt me Anila Denaj- Po ç’të them? E sigurt është që për dreq nuk është, por edhe më mirë nuk është. Është çështje mes politikes dhe jo politikes. Zonja është pjesë e ekspertëve në ekonomi, por edhe ministri që s’ka qenë pjesë e ekspertëve në ekonomi e ka qarë domethënë… Më mirë dhe e mbyllim këtë… Për respekt të zonjave, vetëm kjo është arsyeja.

Zëvendësimi i Damian Gjiknurit me Belinda Balluku- Më mirë Balluku, ka periudhë të gjatë në ekzekutiv. Gjiknuri është në një sërë aferash korruptive, të cilat ne i kemi denoncuar.

Zëvendësimi i Lindita Nikollës me Besa Shahinin- Më keq sepse nuk është në politikë dhe pikë mbaroi. Edhe është edhe më keq sepse ministria që iku duhet të mbante përgjegjësi. Është për tu provuar nëse është më e mirë apo më e keqe, por mbetet më keq sepse nuk është politike dhe nuk do të mbajë përgjegjësi. Është ndryshe të jesh votuar.

Zëvendësimi i Mirela Kumbaros me Elva Margaritin- Për dreq absolutisht.

Zëvendësimi i Sonila Qatos me Eduart Shalsin- Vazhdojmë për dreq. Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen është një ministri kot sepse s’ka buxhet… Është kapak pusete edhe Shalsi, mënyra se si përdoret. Nuk e diskutoj figurën e tij si politikan.

Zëvendësimi i Niko Peleshit me Bledi Çuçin- Për dreq. Çuçi njeh çështjet e integrimit, për çfarë është vënë tek bujqësia?

Edi Rama-Ditmir Bushati- Për dreq, ku ka diskutim. Për dreq dhe shumë për dreq.

Adriatik Lapaj dhe Arjan Curi: Gernja studentore, a po firon apo u rindez?

Muzike / Oreta rikthehet me “Criminal”!

Kirurgjia estetike: Sonte Rezarta Kapaj!

Muzike / Altin Tirona dhe Luluja na rrefejne “Eskobarin”!

Muzike / Anna Jenifer rikthehet me “Hajt syn” dhe “Dasma jone”!

Kategori
ZONE E LIRE
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione