Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan, në pozicionin e “Sofisë”, tashmë e ka një mundësi.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, Arian Çani që në nisje të emisionit dha lajmin se “Sofia”, Xheni Brahaj, ishte larguar nga programi.

Teksa e falenderoi atë për bashkëpunimin, Çani tha se “Zonë e Lirë” ka hapur audicionet për Sofinë e radhës./tvklan.al