Ishulli i St.Vincent në Karaibe pritet që të përballet me shpërthime të tjera dhe hi vullkanik përgjatë ditëve në vijim.

Vullkani La Soufrière shpërtheu për herë të parë të premten, duke mbuluar ishullin me hir dhe duke detyruar më shumë se 16,000 persona që të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Shpërthime të tjera më të vogla vijuan gjatë fundjavës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë.

Zyrtarët e emergjencave atje e përshkruajtën situatën në vend si “zonë lufte”.

“Vullkani vazhdon të shpërthejë duke prodhuar sasi të mëdha hiri”, thanë autoritetet vendase.

Sipas tyre kjo situatë pritet që të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim duke prekur si ishullin në fjalë ashtu edhe ishujt fqinje./tvklan.al