Kur Jill Biden, zonja e parë e Amerikës zbriti nga një avion teksa po kthehej nga një angazhim, më shumë se çdo gjë tjetër tërhoqi vëmendje veshja, që papritmas është bërë tema më e diskutuar në Twitter.

Ajo mbante veshur një xhaketë, fustan dhe një palë geta me dizajn që në përgjithësi kanë marrë një vëmendje pozitive nga fansat. Mirëpo, nuk kanë munguar as polemikat. Madje, pati edhe nga ata që bënë shaka seksiste me getat e Biden.

Polemika për veshjet e zonjave të para nuk është diçka e re. Gjithashtu, Michelle Obama dhe Melania Trump janë kritikuar për veshjet e tyre, por për arsye krejtësisht të ndryshme.

Në vitin 2009, Obama shkaktoi një ‘boom’ komentesh kur u shfaq e veshur me pantallona të shkurtra, të cilat u gjykuan si shumë të shkurtra dhe të papërshtatshme, gjatë një udhëtimi familjar në Grand Canyon.

Nga ana tjetër, Melania Trump u kritikua për veshjen e takave stileto gjatë një vizite në Teksas, ku banorët ishin goditur nga Uragani Houston si dhe gjatë një vizite te fëmijët emigrantë në kufirin SHBA-Meksikë, ajo nxiti zemërim pasi veshi një xhaketë që shkruante: “Mua vërtet s’më intereson, po ty?”

Klan News