Juventus arriti të siguronte më në fund titullin e gjashtë radhazi në Itali, duke rishkruar historinë. Fitorja 3 – 0 me Crotone siguroi pikët e nevojshme për të festuar para publikut të tij në Torino.

Një tjetër sukses pas triumfit në Kupën e Italisë pak ditë më parë, ndërsa mbetet edhe finalja e Champions League me Real Madrid më 3 qershor.

Titujt kampion të Juventus të njohur nga federata janë 33, por tifozët dhe skuadra pretendojnë se janë 35 përfshi ata të hequr pas skandalit Calciopoli në vitin 2006. Juventus edhe këtë sezon zotëroi futbollin italian, duke treguar se nuk ka rivalë. Në Serie A duhet të vendoset ende ekipi i fundit që do të zbresë një kategori më poshtë. Gjithçka do të vendoset në javën e fundit./ TV KLAN

***

Juventus janë shpallur për të gjashtën herë kampionë të Italisë. Bardhezinjtë fituan sot kundër Crotones me rezultatin 3-0 dhe kanë mbyllur çështjen e titullit një javë para përfundimit të kampionatit.

Autorët e golave ishin Mario mandzukic, Paulo Dybala dhe Alex Sandro.

6 herë radhazi kampionë të Seria A… Nuk ka më fjalë për këtë skuadër pasi historia flet vetë.

Pas Kupës së Italisë dhe Kampionatit, trofeu i radhës në listë është kupa e Champions League./tvklan.al