Të gjithë ata që do jenë larg familjes për Krishtlindje dhe Vitin e Ri nuk do ndihen vetëm. Kompania e komunikimeve virtuale Zoom ka deklaruar se gjatë ditëve të festave të gjitha thirrjet do jenë falas dhe pa limit.

Të gjithë do të kenë mundësi që të kryejnë telefonata pa kufizimin 40 minutësh që është deri tani.

Ky shërbim do të vlejë për festën e Krishtlindjes, festën Hannukah për hebrenjtë dhe  festën Kwanzaa për afro-amerikanët, si dhe ditën Vitit të Ri.

Ky shërbim vjen si një ndihmë, pasi në mbarë botën shifrat e infektive po shtohen dita-ditës dhe miliona banorë po detyrohen që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos vizitojnë të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër Google Meet i Alphabet tashmë ka njoftuar se përdoruesit se do kenë thirrje pa kufizim dhe falas deri në Mars.

Ekipet e Microsoft dhe Webex të Cisco, të cilët kanë rritur përdorimin gjatë pandemisë, deri më tani nuk kanë njoftuar ndonjë ofertë për klientët e tyre./tvklan.al