Kompania e komunikimit me video “Zoom”, emri i së cilës u bë sinonim i punës në distancë gjatë pandemisë, ka urdhëruar një pjesë të stafit të kthehet fizikisht në zyrë.

Kompania tha se punonjësit që jetojnë afër zyrave të “Zoom” duhet të punojnë të paktën 2 herë në javë në zyrat e firmës. Megjithatë, “Zoom” tha se do të vazhdojë të angazhojë talentet, pavarësisht vendndodhjes. 

Në fund të vitit të kaluar, kompania kishte të punësuar rreth 8,400 njerëz, më shumë se gjysma e të cilëve janë të vendosur në SHBA. Rreth 200 njerëz punojnë për “Zoom” në Mbretërinë e Bashkuar, ku kohët e fundit hapi një zyrë të re në Londër.

Firma tha se politika e re do ta vendoste kompaninë në një pozicion më të mirë për të përdorur teknologjinë, për të vazhduar me krijimet e reja dhe mbështetjen e klientëve globalë.

“Ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë të gjithë platformën “Zoom” për t’i mbajtur punonjësit tanë dhe ekipet e shpërndara të lidhur dhe të punojnë me efikasitet.”

Sjellim në vëmendje se “Amazon” dhe “Disney” janë ndër firmat që kanë reduktuar ditët e punës në distancë./tvklan.al