I bën thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Partinë Socialiste

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Partinë Socialiste në Shqipëri duke i bërë thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë partinë e Kryeministrit Edi Rama.

Zaev është shprehur se qytetarët maqedonas që jetojnë në Shqipëri duhet të votojnë përfaqësuesin e tyre Vasil Sterjovskin, maqedonasin që kandidon në qarkun Korçë.

“Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 Prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, është mikut im i dashur Edi Rama, ndërsa si kandidat është edhe Vasil Sterjovski, një qytetar maqedonas . Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe unitetit”.

Zaev deklaron se kandidati Sterjovski ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në Parlamentin shqiptar dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.

Klan Macedonia