Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka refuzuar të dëshmojë në një dëgjim të përbashkët mes tij dhe politikanëve nga shtatë vende, që përfaqësojnë një total prej 368 milion njerëzish.

Ishte “Washington Post” që raportoi këtë duke cituar një letër të dërguar nga Facebook në Argjentinë, Brazil, Kanada, Irlandë, Letoni, Singapor dhe Britani të Madhe. Të shtatë vendet janë të shqetësuar rreth asaj se si Facebook ka menaxhuar dezinformimin në internet.

Në vend të tij, Facebook do të dërgojë Richard Allan, nënkryetarin e kompanisë për zgjidhjet e politikave, për t’iu përgjigjur pyetjeve në një seancë të martën.

Ky vendim i Zuckenberg për të mos qenë i pranishëm në dëshmi mund të shtojë vështirësitë për Facebook me qeveritë në mbarë botën, të cilët janë irrituar me praktikat ndaj biznesit që ka vendosur kompania.

Mark Zuckerberg, u përfshi në një skandal me kompaninë e konsulencës “Cambridge Analytica”, të cilës Facebook i vuri në dispozicion rreth 50 milionë profile, që kompania rezulton se i ka përdorur për fushatë politike./tvklan.al

Kategori
Te funditTë gjithaTeknologji
0 Komente

Përgjigju

*

*