Pavarësisht trazirave që vazhdojnë të ndjekin kompaninë e tij, Mark Zuckerberg ka insistuar se ai është ende personi më i përshtatshëm për të udhëhequr Facebook-un. 

 “Kur po ndërton diçka si Facebook, kompani e cila është e para e këtij lloji, ka shumë shanse që të gabosh”

, tha ai të mërkurën.

 “Unë mendoj se njerëzit duhet të na besojnë pasi ne po mësojmë nga gabimet tona”.

Përveç faktit që Zuckeberg është CEO i kompanisë, ai është në të njëjtën kohë edhe kryetar i bordit. Kur ai u pyet nëse pozicioni i tij ishte vënë në diskutim, ai u përgjigj: “

Jo me sa di unë”.

Raportet e kohëve të fundit rreth grumbullimit të të dhënave nga palët e treta si edhe propagandat e rreme kanë shkaktuar që roli i Zuckerberg si udhëheqës i Facebook, të vihet në pikëpyetje, pasi mendohet se kompania është rritur përtej kontrollit të tij./tvklan.al