Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zëvendëskryeministri Ilir Meta në Elbasan. Pas daljes në bazë të Gramoz Ruçit, Fatos Nanos, kryeministrit Majko dje, sot ka qenë radha e Zv/kryeministrit Meta dhe Ministrit të Financave Anastas Angjeli, të njihen me problemet e partisë në rrethe dhe pushtetit lokal.

Në aktivin e zgjeruar të Partisë Socialiste të Elbasanit, Meta ka thënë se PS është promotore e të gjitha reformave dhe decentralizimi i pushtetit lokal mund të përfundoj me sukses vetëm nga ajo. Partia Demokratike ka vazhduar më pas Zv/kryeministrit Meta e ka treguar se mbetet e centralizuar nga pushteti i Berishës.

Ministri i Financave Angjeli tha se decentralizimi i Pushtetit Lokal mund të arrihet vetëm duke zbatuar ligjin e administrimit të pronave dhe pasurisë nga vetë Pushteti Lokal. Prefekti i Elbasanit Durim Hushi tha se edhe pse ligji ka gjetur zbatim përsëri ka vakume ligjore mes organeve të zgjedhura dhe atyre të kontrolluara. Ndërsa vetë socialistët e thjeshtë elbasanas nuk i kanë kursyer kritikat për qeverinë e qeverisjen.

Kryetarët e Komunave të fshatrave në Elbasan e Gramsh i janë drejtuar me tone të ashpra Zv/kryeministrit Meta për një farë harrese që po mbahet ndaj problemeve të shumta të tyre. Kjo është një fushatë elektorale e juaja janë shprehur ata, fushtë për të cilën nuk kemi nevojë. Ajo që ka më shumë nevojë baza janë shprehur socialistët elbasanas është një lidhje më e fortë mes ekzekutivit dhe pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj