Tërmet politik ka shkaktuar në Austri një xhirim i fshehtë ku partneri i të djathtës radikale në koalicionin qeverisës Heinz-Christian Strache i kërkon ndihmë financiare mbesës së një oligarku rus.

Xhirimi daton pak para zgjedhjeve të përgjithshme të Tetorit 2017, ku Partia e Lirisë u rendit e treta në zgjedhje, çka i mundësoi Straches postin e zv/kancelarit.

Në bisedën e xhiruar në një vilë në ishullin turistik të Ibizës, Strache i kërkon ruses të blejë gjysmën e aksioneve të një të përditshmeje të madhe vendase për të ndryshuar linjën editoriale në favor të partisë së tij.

Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi se ndërpret të gjithë marrëdhëniet me Strachen.

Gjatë orëve në vijim, kancelari pritet të vendosë nëse do të prishë koalicionin dhe do t’a çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Tv Klan