“I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë në 24 vitet e fundit

Zëvendëskryeministri i qeverisë “Rama 2”, Erion Braçe, në një status në rrjetet sociale shkruan se nuk do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 3” dhe se është i nderuar që i shërbeu njerëzve në nevojë gjatë viteve të fundit.

Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë! Në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan Braçe.

Tre vite më parë, Kryeministri Rama e emëroi deputetin socialist Erion Braçe në postin e zëvendëskryeministrit, duke zëvendësuar Senida Mesin. Një vendim i tillë u prit me ovacione në sallën e Asamblesë Kombëtare.

Largimi e Erion Braçes vjen një javë para se Kryeministri Edi Rama të bëjë publik emrat e qeverisë së re “Rama 3”.

Klan News