Zv/Kryeministri nxjerr videot e festave në pandemi


Zv/Kryeministri nxjerr videot e festave në pandemi

19:40 11/08/2020

Braçe denoncon lokalet në bregdet

Zv/Kryeministri Erion Braçe ka postuar në rrjetet sociale disa video, ku duken grupe të rinjsh në jug të vendit teksa festojnë bashkë në lokale, pishina e restorante.

Videot janë filmuar në Jalë, në Palasë dhe Lëkurs dhe përmes tyre Braçe denoncon shkeljen e rregullave të pandemisë. Ai u bën thirrje bizneseve dhe tatimeve të marrin masa për distancat dhe për kuponët tatimorë.

Por ndërsa bën këto denoncime dhe u bën thirrje institucioneve, Erion Braçe harron se është vetë Zv/Kryeministër dhe i ka të gjitha mundësitë që t’ia kërkojë këtë vetë autoriteteve në rrugë institucionale, që të ndërhyjnë për të evituar grumbullime të kësaj forme.

Tv Klan




Të ngjashme