Ndërron jetë në moshën 40-vjeçari zv/ministri kosovar i Diasporës, Arian Daci, i biri i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci. Një ortek në pikën turistike në Brezovicë, e zuri poshtë duke i marrë jetën. Blloku i dëborës përfshiu edhe një person të dytë, i cili fatmirësisht arriti të mbijetojë.

Ai ka qenë i apasionuar pas sportit të skive, ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë apo jo në pistë kur u zu nga orteku. Brezovica është një ndër atraksionet më të njohura turistike për sezonin dimëror, si nga kosovarët ashtu edhe nga shqiptarët.

Mesazhe ngushëlllimi për familjen Daci dhanë krerët më të lartë të politikës në Kosovë, Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari Veseli, por edhe nga politika shqiptare.

/tvklan.al