Zv/ministri i Brendshëm: Sulmi terrorist do të mbulohej si sulm i krimit të organizuar

Posta

Zv/ministri i Brendshëm: Sulmi terrorist do të mbulohej si sulm i krimit të organizuar

22:30 23/10/2019

“Përse u njoftua sot për celulën terroriste iraniane”

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka sqaruar se sulmi terrorist që do të ndodhte në Mars 2018 në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë, do të mbulohej si një ngjarje e krimit të organizuar. Për të kamufluar sulmin terrorist, ishte detyra e shtetasit turk Turgut, një personazh i njohur edhe nga autoritetet shqiptare, pasi ka qenë i arrestuar për trafikun e 1 ton heroinë.

Përfshirja e tij në këtë sulm terrorist, do të bënte që të aludohej për prishje të pazareve të drogës dhe ngjarja (nëse do të ndodhte), do të tentohej që të mbulohej si një krim i organizuar.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lamallari u pyet disa herë nga gazetari Blendi Fevziu përse atentati që do të kryhej në Mars nga celula iraniane, u njoftua sot nga Policia e Shtetit. Zv/ministri Lamallari nuk ka një përgjigje direkte, por tha se gjatë gjithë kësaj kohe është zbuluar informacion më i plotë dhe kush fshihej pas kësaj celule.

Deklarata nuk kishte të bënte me një atentat, por zbuloi një celulë. Në Mars 2018 kshim dy persona të cilët kishin ardhur në Shqipëri me mbulimin si gazetar. Duke u hequr si gazetarë, por ishin operativë dhe detyra e tyre ishte për të mbledhur informacion në synim të një plani. Sot zbuluam një plan që vijonte dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani në Shqipëri. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Nuk duhet të ngatërrojmë këta persona dhe dy personat e tjerë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Po flisnim për ushtarët që kishin për detyrë të mblidhnin informacio me sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe shpërthime. Ne zbuluam përtej asaj çfarë ne dinim. Kjo është falë aftësive të organeve ligjzbatuese shqiptare. Në Mars zbuluam informatorët dhe tani fillojmë kuptojmë dhe mendjen. Ka një rrjet operativësh si me rol zbulimi ashtu me rol ekzekutimi. Doli për të zbuluar planin këtë celulë, për t’i dhënë siguri muxhahedinëve. Ky është informacion që mblidhet dita ditës. Ajo që ne nuk e dinim, jo vetëm që kemi fytyra të publikuara, por kemi një plan më të detajuar. Sot zbulohet dhe mënyra e të vepruarit që krijon hapësirën për të krijuar një shkëputje mes porositësit nën mbulimin e një sulmi të krimit të organizuar. Këtu hyn dhe roli i shtetasit turk. Do përdorej për t’i dhënë mbulim kriminal një akti terrorist”, tha zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli sot në një deklaratë për mediat duke njoftuar se është zbuluar një celulë terroriste iraniane që do të sulmonte Kryegjyshatën në Tiranë në Mars 2018. Sulmi ishte parandaluar, ndërsa objektivi i celulës iraniane ishin muxhahedinët e strehuar në vendin tonë. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT