Zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi zhvilloi pasditen e sotme një takime me policinë e qarkut të Shkodrës. Takimi i zhvilluar pa praninë e mediave zgjati mbi 2 orë në prani të drejtuesve të lartë të policisë, përgjegjësve të sektorëve dhe drejtuesve lokalë.

Burime nga takimi thanë se zv.ministri Lleshi ka dhënë disa porosi për drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrolleve për elementë kriminalë që lëvizin në qytet, por edhe për shtimin e patrullimit në akset problematike.

Shkodra është qyteti i parë që Lleshi zhvillon një takim pas marrjes së kësaj detyre.

Tv Klan