Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Katrougalos ka folur për mundësinë e një takimi mes Kryeministrave Tsipras – Rama.

Pas deklaratave të kreut të qeverisë shqiptare në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “ANA-MPA”, zv/ministri Katrougalos ka thënë se deri më tani nuk ka asgjë të paracaktuar për një takim Rama-Tsipras.

Në këtë kohë, kjo është e parakohshme sepse jemi duke pritur për një kërkesë nga pala shqiptare në lidhje me ligjin për pakicat”

, tha ai.

Megjithatë, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë theksoi se

“është logjike një takim i udhëheqësve të dy vendeve për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Kaçifas”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumë shpejt do të takohet me homologun grek për të finalizuar dialogun që i jep fund mosmarrëveshjeve të vjetra mes Shqipërisë dhe Greqisë. /

tvklan.al