Zv/ministrja e Turizmit: Mënyra si u menaxhua tërmeti është unike dhe nuk ka ndodhur më parë



Zv/ministrja e Turizmit: Mënyra si u menaxhua tërmeti është unike dhe nuk ka ndodhur më parë

18:31 14/01/2020

Samiti “Turizmi për solidaritet dhe qëndrueshmëri” promovon turizmin shqiptar në gjithë rajonin

Ditën e sotme u zhvillua konferenca e titulluar “Turizmi për solidaritet dhe qëndrueshmëri”, e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe “World Turism Organization”. Ky Samit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Për herë të parë, Tirana bëri bashkë ministrat e Turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, e deri tek Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Pjesëmarrës ishin dhe emra të tjerë të turizmit dhe kulturës, të cilët u bënë bashkë për solidaritet dhe për t’i dhënë rëndësinë që meriton turizmit si sektor strategjik të Shqipërisë. Përveç ministrave të Turizmit, në këtë samit morën pjesë edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe Kryeministri.

Për të folur për këtë çështje, e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi. Në lidhje me samitin e organizuar, ajo u shpreh se slogani i kësaj konference është të tregojmë faktin që krizat humanitare mund të menaxhohen edhe përmes solidaritetit.

Në fakt e gjithë kjo ide lindi nga një bisedim i ministrit Klosi me drejtorin ekzekutiv të agjensisë të Kombeve të Bashkuara, të Organizatës Botërore të Turzimit, për të treguar edhe një herë faktin që ndjeshmëria që pati çështja e tërmetit dhe mënyra si u menaxhua në Shqipëri në fakt është unike dhe nuk ka ndodhur më parë. Në të gjitha vendet e botës, gjatë kohës që ka katastrofa të tilla natyrore merren çadra ose akomodohen maksimumi në kontenierë, ndërkohë që në Shqipëri kjo mënyrë menaxhimi rezultoi e jashtëzakonshme, e suksesshme dhe rezultoi një mënyrë që menaxhoi një situatë shumë emergjente për 24 orë.  Pra për 24 orë, rreth 6 mijë banorë në gjithë Shqipërinë, nëpër të gjitha strukturat hoteliere akomodouan banorë të dëmtuar nga tërmeti, apo dhe banorë të trembur nga tërmeti. Nuk kishte ndodhur më parë. Prandaj i gjithë slogani i kësaj konference është të tregojmë faktin që krizat humanitare mund të menaxhohen edhe në këtë mënyrë“.

“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” solli në Tiranë elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin. /tvklan.al




Të ngjashme