Zv/Presidenti i Brazilit, Hamilton Mourao, është infektuar me koronavirusin Covid-19. Ai rezultoi pozitiv pas testit që bëri një ditë më parë, njoftoi zyra e tij e shtypit.

Mourao është zyrtari i fundit i lartë brazilian që deri më tani ka rezultuar i infektuar me Covid.

Presidenti Bolsonaro, i cili ka qenë që në fillim të pandemisë skeptik për koronavirusin, u infektua në muajin Korrik dhe e kaloi.

Sipas autoriteteve braziliane, zv/Presidenti është izoluar në Jaburu, rezidencën qeveritare.

Të dielën, në Brazil pati 344 pacientë që humbën jetën si pasojë e sëmundjes, deklaroi Ministria braziliane e Shëndetësisë, dhe 18.479 raste të reja infeksioni.

Deri më tani, Brazili numëron 7.5 milionë të infektuar dhe 191.139 viktima që nga fillimi i pandemisë. /tvklan.al