Rigterink: Të gatshëm të mbështesim Shqipërinë

Banka për rindërtim dhe Zhvillim ka vlerësuar politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe konsolidimin e vazhdueshëm të sistemit financiar. Konstatimi erdhi nga Zëvendës Presidenti i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink gjatë takimit që zhvilloi me Guvernatorin Gent Sejko.

Sipas Rigterink, Shqipëria edhe pse u prek ndjeshëm nga pandemia e COVID-19, arriti ti përgjigjej fuqishëm krizës.  Zëvendës Presidenti i parë i BERZH-it shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë mbi përforcimin e sektorit financiar nëpërmjet mbështetjes së sistemit bankar falë linjave të kreditimit dhe lehtësirave të tjera.

Nga ana e tij Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, prezantoi masat e marra nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të goditjes së krijuar nga pandemia, si  rritja e stimulit monetar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit.

Tv Klan