Oljana Maloku, Gazetare, Tv Klan: 

“ Punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë Elbasan, pothuajse kanë ndalur plotësisht. Siç duket edhe nga pamjet në zonën e Mulletit nuk shihet asnjë mjet të punojë. Burime nga kompania që po meret me nderimin e kësaj rruge thonë për Tv Klan se shkak për ritmin e dobët të punimeve, janë bërë vështirësitë financiare dhe borxhet e akumuluara si pasojë e mosshlyerjes së detyrimeve për punë të kryera me parë, nga ana e Ministrisë së Transporteve.”

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, me rinisjen e punimeve në këto zonë, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri thirrje, që punimet të vijonin me ritme më të shpejta. Por siç duket nga pamjet, këto punime kanë mbetur pothuajse në vend.

Kompania  “Copri-Aktor” thotë se ka vështirësi financiare dhe pretendon se nuk është paguar në afro 10 milion dollarë për punë të kryera më parë, çka e ka detyruar të zhytet edhe në borxhe.

Vetëm vitin që shkoi ndaj kësaj kompanie u lëshuan afro 12 urdhëra sekuestrosh për bllokim të aksioneve, si pasojë mospagimit të nënkontraktorëve.

Por nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se pretendimet e kompanisë, për mungesë të pagesave, kërkojnë dokumentaconin e duhur ligjor për të vërtetuar punëët  e kryera. Dhe ky dokumentacion sipas Autoritetit Rrugor mungon.

Që punet mes kompanisë kontraktore dhe Ministrisë së Transportit nuk po shkojnë siç duket në ecurinë e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, këtë e vërteton edhe  njoftimi i fundit nga ana e Autoritetit Rrugor , e cila ka kërkuar nga banka financuese sërisht shtyrje të afatit të  përfundimit të punimeve në dhjetor të këtij viti edhe pse Ministri Haxhinasto premtoi se punimet do mbylleshin në qershor.  Në Ibë ku kanë ndodhur edhe rrëshqitjet më të mëdha të dherave, ende nuk ka një projekt të impelementuar për zgjidhjen e problemit të krijuar.

Tv Klan