14 kilometra nga qyteti bregdetar i Vlorës, gjendet Zvërneci. Rruga përmes pyllit të Sodës, është një parapërgatitje për magjinë që të pret në fund të saj, ku shfaqet ishulli i vogël i Zvërnecit.

“Në mes të ishullit të Zvërnecit gjendet manastiri i aksesueshëm lehtësisht përmes kësaj ure druri, ai tërheq vëmendjen e turistëve të cilët vitin e shkuar arritën në 50 mijë”.

Kjo familje polake e viziton shpesh këtë manastir.

Manastiri i Shën Mërisë është objekt i kategorisë së parë që mbrohet nga shteti.

15 Gushti, që është ditëlindja e Shën Mërisë, mbledh në këtë manastir qindra turistë të cilët ndjekin meshën dhe iu bashkohen aktiviteteve që zgjasin deri në agim.

Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi dhe pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar.

Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët. Plazhi i Zvërnecit me rërë është një tjetër peizazh që nuk duhet humbur për ata që vizitojnë Vlorën.

Tv Klan