ArrestimeDy vëllezër shqiptarë të moshave 21 dhe 27 vjeç u vunë në pranga nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, heroinës, në Zvicër.

Arrestimi i tyre është bërë të enjten në mbrëmje dhe të premten gjatë ditës nga policia në zonën e Oneksit, në afërsi të qytetit të Gjenevës. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë fillimisht 21-vjeçari, të cilit iu sekuestruan 360 gramë heroinë pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte. I riu tentoi pa sukses t’u largohej policëve. Ndërsa disa orë më vonë, është arrestuar edhe i vëllai, kësaj rradhe me 5.2 kilogramë heroinë, që iu gjet në banesë, pasi policia po hetonte imtësisht për 21-vjeçarin.  Sipas vlerësive të forcave të rendit vlera në treg e kësaj sasie heroine të sekuestruar është të pakatën 400 mijë franga zvicerane.