Sekretet e saj, që nga peizazhet, ushqimi e deri tek njerëzit miqësorë

Zvicra është një destinacion që shumë njerëz ëndërrojnë ta vizitojnë për peizazhet romantike, ushqimin e shijshëm, njerëzit miqësorë, verën dhe çokollatat ndër të tjera. Sidoqoftë, është një destinacion me fakte të çuditshme të lidhura me të.

Por një gjë është e sigurt, turistët që zgjedhin këtë destinacion nuk do të lodhen duke vizituar liqenet në Zvicër. Ka rreth 7000 liqene dhe Liqeni i Gjenevës është më i madhi nga të gjithë me një sipërfaqe prej 580 kilometra katrorë.

Qeveria zvicerane është gjithnjë e gatshme të mbrojë veten nga një pushtim i huaj duke pasur parasysh faktin se ajo është e rrethuar nga pesë shtete (Italia, Franca, Gjermania, Austria dhe Lihtenshtajni). Në rast të një kërcënimi të huaj, pikat e hyrjes në Zvicër (si tunelet dhe urat) janë të lidhura me njëra-tjetrën për t’u mbrojtur ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.

Çuditërisht, vendi pa dalje në det, i njohur për malet madhështore ka gjithashtu palma. Arsyeja është mikroklima e larmishme e Zvicrës ku mund të rriten bimë tropikale.

Klan News