Të huajt nuk duhet të paraqesin me certifikatë të gjelbër

Zvicra dhe Malta janë vendet europiane të radhës që lehtësojnë masat anti-Covid. Nga kjo e Hënë, të gjithë të huajve që duan të vizitojnë vendin nuk u kërkohen më dëshmi vaksinimi apo negativizimi ndaj koronavirusit.

Rregullat e reja parashikojnë që të gjithë të huajt që duan të hyjnë në këtë vend, të paraqesin ashtu si para pandemisë, vetëm një pasaportë ose vizë nëse kërkohet sipas rregullave për vendet e origjinës. Një ndër arsyet kryesore të këtij vendimi është që t’i jepet frymëmarrje sektorit të turizmit që u godit më rëndë gjatë dy viteve të pandemisë.

Masa të njëjta edhe Malta. Nga 1 Maji, të huajt mund të hyjnë lirisht edhe në kufijtë e Greqisë, Bullgarisë e Lituanisë. Masat kufizuese të koronavirusit i kanë 11 vende europiane apo pjesëtare të hapësirës së lëvizjes së lirë, ndër të cilat Çekia, Danimarka, Norvegjia, Islanda e Polonia.

Italia hoqi pjesën më të madhe të masave kufizuese brenda vendit, por në këtë vend, lejohet hyrja vetëm me certifikatë të gjelbër, ashtu si në Francë e Spanjë. Ndërsa për Gjermaninë, rregullat ndryshojnë sipas rajoneve federale.

Tv Klan