Zvicra ka mundur me rezultatin 3 me 2 Serbinë, duke i dërguar në shtëpi këta të fundit.

I pari që zhbllokoi sfidën ka qenë shqiptari Xherdan Shaqiri. Momenti i golit të Shaqirit padyshim që ka emocionuar mbarë shqiptarët kudo në botë.

Çasti i festimit të golit të shënuar prej tij është fokusuar nga kamerat, një moment që edhe kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur që ta postojë në Facebook.

“Gol fenomenal sot i Xherdan Shaqirit”, ka shkruar kreu i PD-së Berisha në Facebook.

Zvicra ka kaluar grupet dhe vazhdon aventurën në fazën tjetër të Botërorit 2022./tvklan.al