Zvicra humbi me rezultatin 2 – 1 sfidën miqësore me Belgjikën e zhvilluar sot në Gjenevë. Skuadra kundërshtare e Shqipërisë në finalet e Europanit edhe pse realizoi e para me Xhemailin, nuk mundi të ruajë avantazhin.

Lojtarët belgë barazuan rezultatin brenda pak minutash me Lukakun, ndërsa pak para fundit De Brynj. Trajneri i Zvicrës, Petkoviç luajti me reshtimin 4-3-3, ku mori edhe sinjale të mira pavarësisht rezultatit.

Përfaqësuesja zvicerane i ka humbur të gjitha miqësoret e këtij viti. Para takimit të 11 qershorit me Shqipërinë do të ketë një tjetër test me Moldavinë në Lugano.

Tv Klan