Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në UEFA dhe FIFA shqetëson zviceranët.

Gazeta e njohur “Blick” kujton se kjo mund të vendoset në dy javët e ardhshme, pasi më 3 Maj, në Hungari do të mbahet kongresi i UEFA-s dhe pas 10 ditësh në Meksikë, ai i FIFA-s.

Nëse Kosova bëhet pjesë e këtyre organizmave, flitet se mund të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, në Grupin I, ku ndodhen Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Ky zhvillim shqetëson zviceranët, në një eksod të lojtarëve nga Kosova.

Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka a do të largohen? Vetë trajneri i Kosovës ka pranuar se pas anëtarësimit do të nisë puna për ndërtimin e një përfaqësuese të fuqishme.

Në këtë ekip dera është hapur për të gjithë dhe këtu mund të bëhen pjesë edhe talente të reja. Kosova pritet të bëhet një realitet në futbollin ndërkombëtar.

Endrit Sauku/Tv Klan