“Bravo shqipe”, me këto fjalë dhe me foton e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zgjedhur që t’i urojë futbollistët shqiptarë për fitoren e Zvicrës në sfidën ndaj Serbisë.

Zvicra ka kaluar grupet dhe vazhdon aventurën në fazën tjetër të Botërorit 2022, duke eliminuar Serbinë. Helvetikët fituan me rezultatin 3 me 2 ndaj serbëve, duke i dërguar në shtëpi këta të fundit.

Ka qenë një ndeshje plot tesione dhe është shoqëruar me emocione të forta, ndërkohë që i pari që zhbllokoi sfidën ka qenë shqiptari Xherdan Shaqiri./tvklan.al