Zvicra e nisi me fitore Europianin, duke ia dalë të mundë 3 – 1 Hungarinë të shtunën në Këln një sfidë e transmetuar në Tv Klan.

Ky sukses e vendos në ndjekje të Gjermanisë që triumfoi 5 – 1 me Skocinë të premten në Mynih.

Zviceranët realizuan golin e parë në minutën e 12’ me autor Duah. Helvetikët ishin zotërues në pjesën e parë, duke i lejuar shumë pak hungarezëve.

Goli i dytë u shënua Aebischer pak para pushimit mes dy pjesëve. Me rifillimin e lojës Hungria u shfaq më kërcënuese dhe arriti të shkurtojë diferencën në 2 – 1 në 66’ me Varga.

Hungarezët u përpoqën të barazonin rezultatin, por ishte Embolo, i cili hyri si zëvendësues dhe shënoi në minutat shtesë golin e tretë për zviceranët. Në këtë sfidë Xherdan Shaqiri qëndroi në stol.

Në takimin e radhës Zvicra do të luajë me Skocinë, ndërsa Gjermania do të sfidohet nga Hungaria.

Tv Klan