Me një rezultat të ngushtë, Zvicra ka vendosur përmes referendumit ndalimin e mbulimit të fytyrës në publik nga gratë myslimane. Rezultatet zyrtare të referendumit ishin 51.2% pro për të mos mbuluar fytyrën në publik, kundrejt 48.8%.

Propozimi ishte bërë nga Partia Popullor Zvicerane e krahut të djathtë, e cila bëri fushatë me parrulla të tilla si “Stop ekstremizmit”.

Ky rezultat u konsiderua si një “ditë e errët për myslimanët” nga një grup udhëheqës islamik zviceran.

“Vendimi i sotëm hap plagë të vjetra, thellon më shumë parimin e pabarazisë ligjore dhe jep një mesazh të qartë përjashtimi të pakicës myslimane“, tha Këshilli Qëndor i Myslimanëve duke paralajmëruar se këtë vendim do të kundërshtojë në gjykatë.

Qeveria zvicerane ishte deklaruar kundër ndalimit të mbulimit të fytyrës, duke argumentuar se nuk i përket shtetit që të diktojë se çfarë duhet të veshin gratë.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Lucerne, pothuajse askush në Zvicër nuk mban burka. Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 6.8 milionë banorësh janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova. /tvklan.al