Plani i rimëkëmbjes me 5 shtylla, rekomandim për qeverinë 

Pandemia e Covid 19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor.

Këto janë gjetjet në planin e zyrës së kombeve të bashkuara për rimëkëmbjen e vendit nga Covid drejtuar qeverisë shqiptare.

Sipas këtyre gjetjeve Covid do të sjellë rritje te sëmundshmërise, pamundësi në mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor  dhe e treta rritje të papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë.

Sipas planit social ekonomik, rimëkëmbja e vendit nga Covid  duhet të përqendrohet në 5 shtylla kryesore. Qeveria shqiptare thotë, plani i zyrë së OKB duhet të kujdeset për  mbrojtjen e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, mbrojtjen  sociale për kategoritë e ndryshme për të zbutur varfërinë, sigurimi i vendeve të punës dhe ndihmë për  ndërmarrjet  e vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunim shumëpalësh për menaxhimin makroekonomik.  

Ndër të tjera zyra e OKB rekomandon forcimin e sistemit shëndetësor dhe rritje të investimeve të sektorit publik në skemat e zhvillimit të punës, në  bujqësi si dhe  paketa stimuluese për të prekurit nga Covid.

Tv Klan