Lajme Arkiva 2003
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka zhvilluar analizën vjetore me 8 zyrat rajonale të Jugut. Ndër problemet e evidentuara, përjashtuar ato të menaxhimit të të ardhurave si dhe ambientet e këtij institucioni, ishte ai i bashkëpunimit të zyrave të Hipotekës me institucionet e tjera shtetërore që duhet të pajisin qytetarët me dokumentacionin përkatës për regjistrimin e një prone.

“Megjithatë, duke qenë se zyrat tona ndeshen përditë me shqetësimet e qytetarëve, ndeshen përditë me hallet dhe problemet e tyre, duhet të sqarohet pozicioni i zyrës qendrore që ne si zyrë, nuk jemi zyra që japim tituj pronësie, por jemi zyrë që regjistrojmë këta tituj dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje që ne të këkrojmë dokumentacionin e plotë, qoftë nga ana e qytetarëve, qoftë nga ana e atyre institucioneve që kanë për detyrë t’i pajisin këta qytetarë me të tillë dokumentacion, pa të kryejmë regjistrimin në lidhje me ato interesa që kanë qytetarët, pra gjithmonë në zbatim të ligjit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.”/tvklan.al