Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, kanë inauguruar Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Gjatë fjalës së tij të rastit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se shërbimi ndaj qytetarëve është shumë i rëndësishëm.

“Më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambient i përshtatshëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambient të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, janë njerëzit, shërbimi që ofrojnë. Një qytetar kur vjen në mjediset e policisë, duhet të gjejë një mjedis të ngrohtë. Policia është aleati kryesor i qytetarit.

Njerëzit duhet të kuptojnë se po shkojnë atje ku i dëgjojnë, po shkojnë atje ku i respektojnë, po shkojnë atje ku e vlerësojnë hallin e tyre dhe përpiqen që t’ua zgjidhin. Kjo është më e rëndësishme. Nuk është policia përballë qytetarit. Policia është në krah të qytetarit. Kurse përballë kanë shkelësit e ligjit. Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është policia”

, theksoi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

/tvklan.al