Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 9 Shkurt.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme thotë se

“në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë”./tvklan.al