Nuk ka më dyshime. Carlo Ancelotti do të jetë zyrtarisht trajner i kombëtares së Brazilit.
Njoftimi ka ardhur nga Federata Braziliane e Futbollit, e cila konfirmoi teknikun italian në stol.
Ancelotti do të qëndrojë në stolin e Realit deri në fund të sezonit aktual dhe më pas do të kalojë te Brazili.
Presidenti i Federatës Braziliane, Ednaldo Rodrigues u shfaq shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes, për të cilën ka punuar prej kohësh.
Kjo do të jetë aventura e parë për trajnerin Ancelotti në stolin e kombëtares, pasi në të kaluarën ka bërë histori në disa klube.
Sa i përket Realit, drejtimi i madilenëve i është besuar trajnerit Xabi Alonso, i cili do të ulet në stol në muajin Qershor.
/tvklan.al