Në limitet e afateve ligjore dy partitë e koalicionit qeverisës kanë zyrtarizuar listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste bëri publik emrat që do të hedhë në garën e 18 qershorit përmes leximit një për një, të të gjithë kandidatëve në 12 qarqe. Ra në sy renditja e kryeministrit Rama i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Vlorës.

Në qarqet e tjera u vu re një mori emrash të rinj që përbëjnë listën e Partisë Socialiste. Qarku i Shkodrës kryesohet nga Ditmir Bushati e Paulin Sterkaj, ai i Kukësit nga Mimi Kodheli e Safet Gjici. Në Dibër të parët janë Ilir Beqaj e Almira Xhembulla, në Lezhë Lindita Nikolla e Pjerin Ndreu, në Korçë Niko Peleshi Eduard Shalsi e Elisa Spiropali, në Berat Blendi Klosi e Ermonela Felaj, në Elbasan, Taulant Balla dhe Evis Kushi, në Gjirokastër Blendi Çuçi e Mirela Kumbaro.

Durrësi kryesohet nga Eglantina Gjermeni e Milva Ekonomi, ndërsa Fieri nga Erion Braçe. I nënti në këtë qark është Gramoz Ruçi. E para në Tiranë është Elona Gjebrea dhe Besnik Bare të pasuar nga Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Pandeli Majko, Saimir Tahiri e Fatmir Xhafa.

Jashtë listës mbeten emra si Valentina Leskaj, Namik Dokle, Pirro Lutaj, Arben Çuko, Artan Gaçi, Arta Dade, Parid Cara, Ledi Shamku e Dashamir Peza.

Më herët Ilir Meta në ditën e fundit si kryetar i saj Ilir Meta lexoi emrat e garuesve për qarkun e Tiranës, ku 19 prej 36 kandidatëve janë nga Lëvizja Rinore për Integrim. Listën e kryeqytetit do ta kryesojë Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Luan Rama renditet i pesti, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen ishte refuzimi i Ylli Manjanit për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve.

Petrit Vasili që do të ketë përkohësisht detyrën e kryetarit të LSI-së, kryeson listën listën e qarkut të Fierit, Monika Kryemadhi qarkun e Elbasanit, Viktor Tusha atë të Lezhës, Edmond Panariti qarkun e Korçës, Vangjel Tavo qarkun e Gjirokastrës, Shezai Rrokaj qarkun e Vlorës, Nasip Naço qarkun e Beratit, ndërsa Lefter Koka qarkun e Durrësit.

***

Partia Socialiste ka zyrtarizuar këtë të shtunë listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 18 Qershorit. Emrat u prezantuan nga selia rozë, sipas çdo qarku.

Ato u zyrtarizuan në mbledhjen e Kryesisë të nisur në orën 20:00.

Qarku i Kukësit

Mimi Kodheli

Safet Gjici

Valbona Tahiraj Doçi

Agron Geca

Qarku Shkodër

Ditmir Bushati

Paulin Sterkaj

Senida Mesi

Luan Harusha

Paulin Luli

Teuta Qyteza Shala

Alfons Babani

Vilson Masmalaj

Majlinda Laçaj

Mysafer Bushi

Pjetër Nika

Blediana Nika

Qarku Dibër

Ilir Beqja

Almira Xhembulla

Halit Palamani

Mufit Duriçi

Naim Asllani

Lindita Tako

Qarku Lezhë

Lindita Nikolla

Pjerin Ndreu

Gjetan Gjetani

Ardiana Jaku

Fran Marku

Egli Dashi

Edona Daçi

Qarku Elbasan

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamani

Musa Ulqini

Anastas Angjeli

Luan Duzha

Nure Belba

Lorenc Spaho

Desantila Tahiraj

Edmond Xhani

Enver Shkurti

Klevis Xhoxhi

Arben Ruçi

Ana Muça

Evis Fila

Maksim Ajazi

Margilen Disha

Erjona Ibro

Qarku Korçë

Niko Peleshi

Eduard Shalsi

Elisa Spiropali

Ilirjan Pandavinji

Ilir Xhakolli

Edlira Bode

Ardit Konomi

Estevera Zake

Sotiraq Bratko

Gentiana Drabo

Zamira Meto

Edlira Dumervski

Erion Qirjako

Qarku Berat

Blendi Klosi

Ermonela Valikaj

Arbnor Shameti

Fadil Nasufi

Arben Konomi

Eugen Kaufami

Sajmir Plaku

Jorid Çelaj

Qarku Vlorë

Kryeministri Edi Rama, i gjashti në listë

Damian Gjiknuri

Vilma Bello

Alket Hyseni

Vullnet Sinaj

Andrea Marto

Edi Rama

Edmond Leka

Fatmir Velaj

Etjona Hoxha

Ramiz Husi

Adrian Gurma

Elona Hodaj

Sanjela Xhaferri

Lindita Kondi

Suela Kololloshi

Qarku Gjirokastër

Blendi Çuçi

Mirela Kumbaro

Flamur Golemi

Laert Duraj

Artemis Dralo

Matilda Çela

Elvira Pasho

Qarku Durrës

Eglantina Gjermeni

Milva Ekonomi

Fidel Ylli

Ilir Ndrazhi

Roland Xhelilaj

Jurgen Çyrbja

Rraman Rranja

Klodjana Spahiu

Altin Kazaj

Alban Ramohita

Ledion Lako

Ana Dhamo

Bashkim Xhafa

Arjon Hyska

Agim Karaj

Qarku Fier

Erion Braçe

Adelina Rista

Bashkim Fino

Ismet Beqiri

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Tatjana Pirro

Anduel Gjini

Gramoz Ruçi

Xhevit Bushi

Gentiana Sakani

Lindita Buxheli

Ervin Bushi

Gentian Nushi

Ermal Petushi

Afrim Plaka

Qarku Tiranë

Elona Gjebrea

Besnik Bare

Olta Xhaçka

Blerina Gjylameti

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Vasilika Hysi

Ervin Bushati

Ogerta Manasterlliu

Fatmir Xhafaj

Rakip Suli

Arben Ahmetaj

Xhemal Qefaliaj

Sadri Abazi

Ulsi Manja

Klotilda Ferhati

Sandri Vorpsi

Arben Pëllumbi

Spartak Braho

Eljo Hysko

Milena Harito

Silda Çepe

Danja Obdari

Juljana Hoxha

Arben Seferi

Blerina Doracaj

Irma Shtini

Besa Spaho

Granit Gërxhalliu

Shpëtim Leskaj

Azbi Arapi

Dritan Meta

Klevis Jahja

Gerta Lubonja

Ruilda Lika

Shpati Kolgega

Arben Meçe

/tvklan.al