Mario Rabiu është largimi i radhës te Skënderbeu. Klubi korçar njoftoi shitjen e mesfushorit te Aktobe në Kazakistan.
Rabiu ishte titullar i padiskutueshëm te bardhekuqtë në dy sezonet e fundit, ku spikati me paraqitjet e tij.
“Faleminderit Mario Rabiu! KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu.
Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karrierën e tij”, shkruan klubi.
25-vjeçari u bashkua me Skënderbeu në verën e vitit 2023 dhe në pak kohë, u kthye në titullar të padiskutueshëm te juglindorët. /tvklan.al