Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me dekretimin e kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, bëhet me dije se kreu i shtetit nuk ka krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës së tij në postin e ministrit të Brendshëm.

Mbrëmjen  e së premtes ka skaduar dhe afati 7 ditor për dekretimin e Ministrit të Brendshëm nga ana e Presidentit Meta./tvklan.al