Partizani ka njoftuar firmën me mesfushorin Herolind Shala. Pasi kaloi më sukses vizitat mjekësore, mesfushori 33-vjeçar ka nisur zyrtarisht aventurën me kryeqytetasit.
Ish-lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës, do të provojë eksperiencën e parë në karrierë në kampionatin shqiptar.
Partizani ka njoftuar se Shala ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon, nëse arrin të bindë me paraqitjet e tij.
Në karrierën e tij të pasur, Shala ka luajtur në kampionate të ndryshme, si ai norvegjez, danez, çek dhe turk.
Mesfushori i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë, pasi kishte mbyllur më herët aventurën IK Start në Norvegji. /tvklan.al