Dean Huijsen është zyrtarisht lojtar i Real Madrid. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi spanjoll, që njofton se ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.

20-vjeçari vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Premier League, aty ku ishte pjesë e Bournemouth, me të cilët spikati.

Në gjurmët e spanjollit ishin edhe klube të mëdha angleze, si Chelsea, Liverpool e Arsenal, por Real Madrid mbylli marrëveshjen shumë shpejt.

Në të kaluarën Huijsen ka qenë pjesë e Romës dhe Juventusit në Itali, ndërsa tani bën hapin e madh në karrierë.  

Ky transferim i ka kushtuar arkave të Real Madrid rreth 50 milionë Euro.

/tvklan.al